Politike

I shtruar tek COVID2/ Deputeti Enver Roshi në gjendje të rëndë shëndetësore, Balla apel nga Kuvendi: Shërim të shpejtë… (Sherri me Alimadhin)

VIDEO
Deputeti Taulant Balla ka njoftuar se gjendja shëndetësore e deputetit Enver Roshi është jo e mirë. 

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver Roshi është jo e mirë. Teksa mori fjalën në foltore për të dhënë qëndrimin e PS për ndryshimet kushteutese, Balla tha se është e habitshme sesi Adriatik Alimadhi, i cili ka kaluar vetë COVID-19 është i pandjeshëm për të penguar përhapjen e COVID-19.

Taulant Balla: Një kolegu ynë këtu, i prekur me COVID-19 nuk është në gjendje të mirë. Po flas për deputetin Enver Roshi. Gjendja e tij, nuk është e mirë. Unë nuk kam parë njeri si ti (i drejtohet Alimadhit). Unë në jetën time si ti nuk kam parë. Ai po kalon një situatë si ajo që ke kaluar ti. Unë nuk e di sesi.

(Alimadhi flet nga vendi).

Balla: Një ballist nuk mund të pengojë fjalën time, nuk më pengon dot të shpreh mendimet e mia. (Socialistët duartrokasin).

Alimadhi i pret fjalën: Pse unë çfarë bëra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Balla: Maskën, maskën. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembull. I urojmë deputetit shërim të shpejtë.

Dosja.al gjithashtu u interesua për gjendjen shëndetësore të deputetit Roshi, dhe mësoi se ai është i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” që shërben si COVID2, dhe nuk se situata e tij nuk është e mirë.

Përveç Enver Roshit, edhe dy deputetët Ralf Gjoni e Elio Hyska janë të prekur me COVID-19. Po ashtu, edhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është infektuar prej ditësh nga virusi, por gjendja e tyre është e mirë.


Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(F.g/dosja.al)

Shto Koment