Aktualitet

Shkuan në Spanjë me paratë e biznesmenit për të parë “El Clasico-n”, dënohet 3 gjyqtarët e Durrësit

Sipas vendimit të Gjykatës mësohet se tre gjyqtarët, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë marrë dënimin me tre vite burg secili, por duke qenë se u gjykuan me gjykim të shkurtuar ata do të kryejnë vetëm 2 vite burg.
Featured image of article: Shkuan në Spanjë me paratë e biznesmenit për të parë “El Clasico-n”, dënohet 3 gjyqtarët e Durrësit Tre gjyqtarët e Durrësit

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës, të cilët akuzoheshin për korrupsion. Sipas vendimit të Gjykatës mësohet se tre gjyqtarët, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë marrë dënimin me tre vite burg secili, por duke qenë se u gjykuan me gjykim të shkurtuar ata do të kryejnë vetëm 2 vite burg.

Mësohet se dhe biznesmeni, Namik Sadiku, që kishte dhënë lekët për të parë ndeshjen e “El Clasico-s” në Spanjë është caktuar masa e dënimit për 1 vit burg. Tre gjyqtarët akuzoheshin se kishin përfituar në mënyrë të paligjshme para për udhëtim jashtë shtetit, tashmë kjo akzua është vëtëtuar nga Gjykata.

Prokuroria nga ana e saj kishte ngirtur akuzën së gjyqtarët pasi kishin marrë paratë  kishin dhënë një vendim të favor të biznesmenit Namik Sadiku. Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment