Aktualitet

Fshehu dënimin në Itali, dënohet me 18 muaj shërbim prove ish-gjyqtari Admir Thanza

Admir Thanza, ish-gjyqtari i cili nuk kaloi Vettingun është dënuar me 18 muaj shërbim prove pasi fshehu në formular një dënim të marrë nga gjykata italiane. Thanza është -ish-gjyqtari i parë i dënuar për shkelje të ligjit.  
Featured image of article: Fshehu dënimin në Itali, dënohet me 18 muaj shërbim prove ish-gjyqtari Admir Thanza Admir Thanza
Përditësuar:

Tiranë-  Me 18 muaj shërbim prove është dënuar ish-gjyqtari Admir Thanza. Thanza nuk kaloi Vettingun pasi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit se kishte fshehur një dënim që kishte marrë në Itali. Thanza është gjyqtari i parë i dënuar për shkelje të ligjit.

Gjykata e Tiranës dha sot këtë vendim ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar dënimin me 18 muaj burg.

Ai ka qenë edhe gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndër vite. Theksojmë se Thanza ankimoi vendimin, por edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimi i tij u la në fuqi.

Akuzat mbi Thanzën: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Thanza akuzohet se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari  tha  se kishte marrë  përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.

“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që ta shpjegoj edhe në e-maile, edhe në materialet që kam paraqitur, ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht, kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, është shprehur Thanza para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

J.V/Dosja.al

 

 

Shto Koment