Aktualitet

Del emri i VIKTIMËS, ky është 37-vjeçari që u vra në Laç

Viktima, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve.
Featured image of article: Del emri i VIKTIMËS, ky është 37-vjeçari që u vra në Laç

LAÇDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me emrin e biznesmenit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Laç. Mësohet se i vdekur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Lika.

Viktima, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të identifikuar si Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe personi tjetër, Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Paraprakisht raportohet se një person është futur në sheshin e hotelit ku është kryer atentati dhe ka vrarë biznesmenin Lika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të plagosurit, Tusha dhe Gjergji, ndodhen në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Në vendin e krimit, kanë mbërritur forca të shumta policore dhe është ngritur një grup hetimor për t’u marrë me ngjarjen. Gjëja e parë që do të bëhet është vëzhgimi i kamerzve të sigurisë për të identifikuar autorin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment