Aktualitet

DINAMIKA/ Zbardhet ekspertiza e vrasjes së Andi Zylyfit, si u afrua i maskuari dhe e qëlloi me 27 plumba, viktima ndodhej në lokal

Sipas ekspertizës, viktima Zylyfi është qëlluar me 27 plumba, të cilët i ka marrë teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin. Të njëjtat burime theksojnë se ndërkohë që Zylyfi ndodhej në lokal, një makinë ka ndaluar shumë pranë këtij ambjeti dhe nga ajo ka zbritur një person I maskuar.
Featured image of article: DINAMIKA/ Zbardhet ekspertiza e vrasjes së Andi Zylyfit, si u afrua i maskuari dhe e qëlloi me 27 plumba, viktima ndodhej në lokal
Përditësuar:

PEQINDosja.al ka zbardhur detaje të reja, 24 orë pas ekzekutimit të 26-vjeçarit Andi Zylyfi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se ekspertiza e atentatit të një natë më parë në Peqin ka nxjerrë në dritë detaje të reja rreth ngjarjes.

Sipas ekspertizës, viktima Zylyfi është qëlluar me 27 plumba, të cilët i ka marrë teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin. Të njëjtat burime theksojnë se ndërkohë që Zylyfi ndodhej në lokal, një makinë ka ndaluar shumë pranë këtij ambjeti dhe nga ajo ka zbritur një person I maskuar.

Ai ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj 26-vjeçarit dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Plumbat kapën gjithashtu edhe Ardit Uruçin, shokun e Zylyfit, që ishte me këtë të fundit në momentin e atentit. 23-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani, janë shoqëruar të paktën 10 persona për t’u marrë në pyetje pranë komisariatit dhe pritet që nga dëshmitë e marra të zbardhen të dhëna mbi autorët e kësaj ngjarjeje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi për të festuar festat e fundivitit me familjarët e tij dhe sipas policisë asnjëri nga të rinjtë nuk kanë preçedentë të mëparshëm pënalë.

Por, viktima është djali i hallës së Endrit Alibeaj, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminuan edhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, po ashtu kushëriri i Alibeajt dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Tre viktimat bashkë me familjet e tyre, po ashtu si 26-vjeçari Zylyfi, sapo ishin kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit. Edhe pse ka kaluar thuajse një vit për këtë ngjarje ende nuk ka emra.

Pista kryesore ku po hetohet është përplasja e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment