Aktualitet

Del bilanci i 24 orëve të fundit, shënohet 1 viktimë dhe 92 raste të reja me Covid-19, MSH: Me gjithë përpjekje e mjekëve, Guljelm Radoja e humbi betejën

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.
Featured image of article: Del bilanci i 24 orëve të fundit, shënohet 1 viktimë dhe 92 raste të reja me Covid-19, MSH: Me gjithë përpjekje e mjekëve, Guljelm Radoja e humbi betejën

SHQIPËRI– 2 mijë e 403 viktima, 15 mijë e 548 të infektuar aktivë dhe 113 mijë e 468 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë. Në njoftimin e publikuar në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se është regjistruar vetëm një viktimë ditën e sotme, aktori Guljelm Radoja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Statistika (05 Maj 2021)

Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 842
Të shtruar në spitale 112
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,851

Testime totale 646,814
Raste pozitive 131,419
Raste të shëruara 113,468
Raste Aktive 15,548
Humbje jete 2,403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13096
Fier 607
Shkodër 370
Durrës 246
Korçë 238
Gjirokastër 242
Vlorë 240
Elbasan 132
Dibër 98
Kukës 96
Berat 95
Lezhë 88

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment