Aktualitet

4 viktima dhe 167 të infektuar/ Shkon në 338 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Shqipëri, Ministria: Mos ulni vigjilencën, kujdes maksimal për fëmijët në shkolla

VIDEO
  • Dy mësues në Korçë dalin me Covid-19, karantinohen katër kolegët e tyre
  • Infektohen tre punonjëse në Gjykatën e Korçës, dhjetë të tjerë presin me ankth përgjigjen
  • Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për të mos e ulur vigjilencën. Ndërkohë 46 qytetarë rezultojnë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
    Featured image of article: 4 viktima dhe 167 të infektuar/ Shkon në 338 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Shqipëri, Ministria: Mos ulni vigjilencën, kujdes maksimal për fëmijët në shkolla Flutura Beqo, ISHP

    TIRANË– 338 viktima, 4567 të infektuar aktivë dhe 6615 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo nga ISHP-ja bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe katër pacientë të tjerë. Një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 338 në total.

    Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2. Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për të mos e ulur vigjilencën. Ndërkohë 46 qytetarë rezultojnë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

    Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë në gatishmëri, por kërkohet kontributi dhe bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë çdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID19. Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre. Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit SARS-COV2. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

    Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.

    COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

    Testime totale                   74766

    Raste pozitive                    11520

    Raste të shëruara            6615

    Raste Aktive                       4567

    Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Tiranë                   2317

    Durrës                   516

    Shkodër                357

    Lezhë                    268

    Elbasan                 232

    Korçë                    209

    Fier                        185

    Vlorë                     163

    Kukës                    140

    Berat                     84

    Dibër                     49

    Gjirokastër         47

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment