
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish Presidentit, Ilir Meta, i cili më herët e quajti gënjeshtar. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se ai nuk quhet Yuri Kim, ndaj nuk ka marrë asnjë dokument nga Presidenti i Republikës.
Më tej ai shkruan se dokukenti mund të ketë shkuar në ambasadën amerikane, por kjo seli nuk mbulon shërbimin postar që t’i dërgonte dhe atij 14 pikat e Metës.
“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit“, shkruan Rama.
Presidenti Ilir Meta më herët reagoi kundër Kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur gwnjeshtar. Në një reagim të shkurtër në mediat sociale, Meta shkruante se Platforma për Integrimin Europian i është paraqitur Ambasadores së Shba që në 8 prill 2020, dhe shton se ky është një fakt.
(A.B. Dosja.al)