Politike

DEGJENERON votimi në Kuvend, deputetja voton 5 herë… Ruçi: E pashë edhe unë, çoi fletët e të tjerëve!

VIDEO
Deputeti Halit Valteri ka "denoncuar" kolegen e tij se ka votuar disa herë duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë masa.

TIRANË– Deputeti Halit Valteri ka bërë një denoncim ndaj koleges së tij gjatë seancës plenare. Pasi ka marrë fjalën nga vendi, Valteri ka “denoncuar” kolegen e tij se ka votuar disa herë duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë masa.

“Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ju lutem merrni masa,“-u shpreh Valteri. Ndërsa denoncimi i tij është përkrahur edhe nga Ruçi, i cili është shprehur se e ka konstatuar edhe ai të njëjtën gjë.

“Është e drejtë, e konstatova dhe unë. Deputetja tha se ka çuar vetëm fletët e kolegëve në kuti. Do vërtetohet nga Komisioni përkatës,”-tha Ruçi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë Valteri nuk e ka përmendur me emër se cila ishte deputetja që votoi disa herë dhe cilit kah politik i përkiste.  


Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(k.m/dosja.al)

Shto Koment