Politike

Debate te Komisioni i Ligjeve, braktis mbledhjen Alimadhi: Bënë mirë ata që u larguan

Debate në Komisionin e Ligjeve. Alimadhi braktis mbledhjen pasi Ulsi Manja nuk e shtyu atë.
Përditësuar:

Tiranë- Debate në Komisionin e Ligjeve. Adriatik Alimadhi ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes por kjo është refuzuar nga Ulsi Manja. Debati nisi për diskutimin për projektvendimin për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit.  Alimadhit tha  se opozita e re nuk është njohur me propozimet për rregulloren. Përgjigjen e mori nga deputetët e mazhorancës, Bashkim Fino Vasilika Hysi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, që sipas tyre propozimet i kanë pasur në tryezë prej kohësh.

DEBATI:

Fino: Keni 6 muaj që keni ardhur, materialet këtu i keni pasur.

Alimadhi:Këtë material nuk e kam pasur, nuk e kuptoj çfarë problemi ka që nuk na vihen në dispozicion.

Manja: Miratojmë rregulloren në tërësi, kërkoni propozime të kohës së shkuar. Opozita ka deputetët në seance dhe keni mundësinë të bëni propozime konkrete, nuk keni pse merreni me të shkuarën

Alimadhi: Kane bërë mirë ata që janë larguar. Nuk respektohet asnjë propozim

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment