Politike

Dosja 339/ Krimet e Rënda lëshojnë fletë thirrje për Dakon, 2 ditë pasi SHBA i ndaloi hyrjen

Telashe për Vangjush Dakon. Ish-kryebashkiaku i Durrësit i detyruar të shkojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në shtator. Dako do pyetet për hetimet e dosjes 339.
Featured image of article: Dosja 339/ Krimet e Rënda lëshojnë fletë thirrje për Dakon, 2 ditë pasi SHBA i ndaloi hyrjen Vangjush Dako, kryetar Bashkie

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Renda ka lëshuar një fletëthirrje për ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Krimet e Rënda do e pyesin Dakon në fillim të muajit shtator, për dosjen 339. Kjo është hera e dytë që Dako pyetet nga prokurorët e Krimeve të Rënda për këtë dosje, por ende nuk dihet nëse Dako do të pyetet si person në dijeni, apo si person në hetim. Vendimi vjen dy ditë pasi Dakos dhe familjes së tij iu ndalua nga DASH, hyrja në SHBA.

Përgjimet e Dakos me Avdylajt

Dy janë bisedat ku Vangjush Dako implikohet në përgjimet e dosjes 339. E para është e datës 24 qershor, kur dikush flet me Niçen, që njihet si Altin Avdyli dhe i kërkon që Dako t’ju japë para për të votuar. “Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…6 veta janë, thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë”. Biseda e dytë që implikon Dakon është komunikimi i tij me “Niçen”, ku i kërkon të takohet me Astrit Avdylin për t’a falenderuar pas zgjedhjeve të 2017.

Kjo është vetëm një pjesë e Dosjes 399, e cila është ndarë dhe grupi po hetohet edhe për pastrim parash. Grupi i të arrestuarve gjatë operacionit “Volvo 4”, janë nën verifikim bashkë me Admir Hoxhën. Hoxha, akuzohet si ideatori i laboratorit të drogës në Has, dhe është në kërkim ndërkombëtar nga institucionet.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment