Aktualitet

Dalin detaje nga atentati mafioz te ‘Xhamlliku’, viktima rreth të 30-ave

Burime nga vendi i ngjares bëjnë me dije se viktima nuk ka pasur dokumenta me vete, por është mësuar që ai është Santiago Malko. 
Featured image of article: Dalin detaje nga atentati mafioz te ‘Xhamlliku’, viktima rreth të 30-ave Policia Tiranë

TIRANË- Detaje të reja kjanë mësuar në lidhje me ngjajren e ndodhur sot në Tiranë ku mbeti viktimë një person tek zona e Xhamllikut.

Burime nga vendi i ngjares bëjnë me dije se viktima nuk ka pasur dokumenta me vete, por është mësuar që ai është Santiago Malko. 

Malko nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai ka qenë efektiv, i patrullës së përgjithshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu mësohet se ai ësthë qëlluar më plumb në kokë, pasi është pëplasur me një mur. Autorët i janë afruar dhe e kanë qëlluar nga afër. 

Një atentat mafioz ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë. Është ekzekutuar brenda makinës së tij, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Malko është qëlluar disa herë në ecje dhe më pas me një plumb në kokë nga afër. Autorët e kanë njdekur për disa qindra metra dhe më pas i kanë prerë rrugën. Pas ngjarjes është gjetur dhe makina e autorëve e djegur në fshatin Ferraj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment