Aktualitet

Bilanci i 24 orëve/ Ulje e lehtë e numrit të të infektuar, 737 raste të reja, 13 viktima! Shkon në 32 mijë numri i të infektuarve, 443 pacientë të shtruar në spitale (DETAJET)

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.
Featured image of article: Bilanci i 24 orëve/ Ulje e lehtë e numrit të të infektuar, 737 raste të reja, 13 viktima! Shkon në 32 mijë numri i të infektuarve, 443 pacientë të shtruar në spitale (DETAJET) Të dhënat për Covid 19
Përditësuar:

TIRANË- Shqipëria përballet me numra të lartë të të infektuarve me COVID19. Gjatë raportimit ditor, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 737 raste të reja, me një ulje të lehtë, nga 839 të infektuar që ishin ditën e djeshme. Ndërkohë që numri i viktimave vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 13 persona.

Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 13 qytetarë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 685. Ndërsa numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 32.196.

Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon se të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Kufizoni kontaktet përtej atyre familjare dhe shmangni deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore            737

Të shëruar ne 24 orë         414

Të shtruar në spitale        443

Humbje jete në 24 orë             13

Testime ditore                    2.470

Testime totale                170.764

Raste pozitive               32.196

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raste të shëruara           15.469

Raste Aktive                  16.042

Humbje jete                     685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386

Durrës 1184

Elbasan 744

Fier 1204

Korçë 888

Vlorë 769

Shkodër 856

Lezhë 660

Berat 487

Kukës 325

Dibër 133

Gjirokaster 406

(F.g/dosja.al)

Shto Koment