Aktualitet

COVID-19 futet dhe në burgun e Bradasheshit, infektohet shefi i policisë në paraburgim

Deri tani mësohet se pas konfirmimit të rastit ka nisu dhe karantinimi i punonjësve të tjerë të paraburgimit, të cilët kanë pasur kontakte me shefin e paraburgimit. 
Featured image of article: COVID-19 futet dhe në burgun e Bradasheshit, infektohet shefi i policisë në paraburgim Foto Ilustruese

ELBASAN- COVID-19 vijon përhapjen në Elbasan. Sipas burimeve mësohet se është infektuar me koronavirus shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.

Deri tani mësohet se pas konfirmimit të rastit ka nisu dhe karantinimi i punonjësve të tjerë të paraburgimit, të cilët kanë pasur kontakte me shefin e paraburgimit. 

Mësohet se 10 punonjësit janë izoluar në banesat e tyre dhe do u bëhet testi për të parë nëse janë të infektuar apo jo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në raportimin për situatën e 24 orëve të fundin bën me dije se deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 199 qytetarë. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pas 561 testeve janë konfirmuar dhe 136 raste të reja. Tashmë në të gjithë vendin janë 2870 persona janë aktivë me koronavirus, ndatë cilët 112 po trajtohen në dy spitalet COVID dhe 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment