Politike

Dosja Babale/ Sherr te Krimet e Rënda mes Salianjit dhe avokatit të Agron Xhafajt: Jeni ndonjë biçim prokurori i PD? (DEBATI)

Salianji dëshmon te Krimet e Rënda. Sherr mes ish-deputetit dhe avokatit të tij të Geron Xhafës. Salianji: Nuk ka montim zëri në audio-përgjimet.
Featured image of article: Dosja Babale/ Sherr te Krimet e Rënda mes Salianjit dhe avokatit të Agron Xhafajt: Jeni ndonjë biçim prokurori i PD? (DEBATI) Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së.

Tiranë- Në  seancën e sotme te Krimet e Rënda për dosjen Babale,  pas dëshmisë së Ervin Salianjit ka pasur debate të ashpra.

Ish-deputeti është përplasur me avokatin e Geron Xhafajt, Ardian Bishën, pasi ky i fundit e ka pyetur:  Jeni ndonjë biçim prokurori i PD që merreni me denoncimet? Çfarë strukture është kjo?

Salianji është përgjigjur: “Unë nuk përgjigjem me fjalën biçim, duhet ta tërheq.” . Debati ka vijuar më tej dhe gjykatësi ka ndërprerë seancën.

Në dëshminë e sotme, Ervin Salianji ka deklaruar se me Albert Veliun e ka njohur Jetmir Olldashi. Ndërsa për Besim Hajdarmatajn, shprehet se ka parë vetëm në televizor. Ish-deputeti hedh poshtë gjithë akuzat se me audio-përgjimi nuk është i montuar.

“Babalen sot e njoh, por më para nuk e kam njohur kurrë. E kam njohur vetëm në momentin kur ka ardhur me Jetmir Olldashin. E kam njohur kur ka kërkuar mbrojtje nga PD, në tetor 2017. Për një periudhë të gjatë Veliu nuk ka kërkuar ndihmë.”, shprehet ai.

DËSHMIA E PLOTË:

E kam publikuar i pari. Kishim informacione të vazhdueshme se Geron Xhafa ka qenë i përfshirë në trafikim lëndësh narkotike, për shkak të vëllait të tij ministër. Qytetarët na informonin se ai ndihmohej nga ministri Xhafaj.

Në PD merresha me denoncimet që vijnë. Materialin e mora nga gazetari Jetmir Olldashi. Materialin ma ka sjell në muajin tetor, pas një investigimi të bërë në disa fshatra të Vlorës. Olldashi më tha që po bëjë një investigim të madh. Më ka sjell një material se si Fatmir Xhafaj si ministër e ndihmonte të vëllanë.

Materiali ishte në CD, dhe bisedonte Geron Xhafaj me Albert Veliu. Materiali ishte bruto. Gentian Osmani nuk e ka kërkuar materialin bruto, unë e kam të ruajtur dhe e disponoj.

Babalen sot e njoh, por më para nuk e kam njohur kurrë. E kam njohur vetëm në momentin kur ka ardhur me Jetmir Olldashin. E kam njohur kur ka kërkuar mbrojtje nga PD, në tetor 2017. Për një periudhë të gjatë Veliu nuk ka kërkuar ndihmë.

Me Olldashin njihem prej 10 vitesh, kam pasur marrëdhënie miqësore. Fredi Alizotin nuk e kam takuar asnjëherë, nuk kam folur me të kurrë, këtë e njeh Edi Rama. Jam marrë me shumë denoncime në PD. Besim Hajdarmatajn e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam pasur dyshimi nëse është apo jo zëri i Geron Xhafajt. Aty ne kishim faktet dhe kaq. Ne në PD nuk kemi laborator. Të gjitha faktet na çonin se kjo audio ka qenë e vërtetë. Prokuroria nuk e ka marrë qëllimisht bruto audion. Dy dëshmi të rreme të dhëna të dy shtetasve Albert Mushi dhe Albert Veliu, e sjell në formën e kalllzimit.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

J.V/Dosja.al

  • 13:40

    Sherr te Krimet e Rënda/Avokati i Geron Xhafajt përplaset me Salianjin: Jeni ndonjë biçim… ju në PD?!

    Në seancën e sotme te Krimet e Rënda ka pasur debate të ashpra mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe avokatit të Geron Xhafajt, Ardian Bishën. Për shkak të përplasjeve në sallë, seanca është ndërprerë për disa minuta.

    DEBATI:

    Ardian Bisha e ka pyetur Salianjin: Jeni ndonjë biçim prokurori i PD që merreni me denoncimet? Çfarë strukture është kjo?

    Salianji: Unë nuk përgjigjem me fjalën biçim, duhet ta tërheq.

    Marrë nga Faxnews:

Shto Koment