Aktualitet

Dështojnë bisedimet për zgjatjen e orarit, pala greke mbyll punën në orën 22:00, mijëra shqiptarë kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve

VIDEO
Mijëra qytetarë, në mjete me më shumë se 20 kilometra radhë do të kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve. Nuk dihet se si do të vijojë punë për nesër, pasi është dita e Shën Mërisë, që në Greqi, konsiderohet pushim.
Featured image of article: Dështojnë bisedimet për zgjatjen e orarit, pala greke mbyll punën në orën 22:00, mijëra shqiptarë kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve Radha në Kakavijë

KAKAVIJË– Pala greke në doganë, në pikën kufitare të Kakavijës ka mbyllur punën. Dosja.al mëson se pak minuta pas orës 22:00, ora zyrtare kur edhe mbyllet turni për doganën e shtetit fqinj, gjithçka ka ndaluar në Kakavijë.

Mijëra qytetarë, në mjete me më shumë se 20 kilometra radhë do të kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve. Nuk dihet se si do të vijojë punë për nesër, pasi është dita e Shën Mërisë, që në Greqi, konsiderohet pushim.

Si rregull, në orën 06:00 pala greke duhet të rinisë punën, por ende nuk ka një përgjigje për këtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

Ata u shprehën se ishin në bisedime për zgjatjen e orarit të punës, por mesa duket bisedimet kanë dështuar. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment