Politike

Bllokohet hoteli në pronësi të ish-deputetit. Rama: Stop informalitetit. Bylykbashi: S’është hakmarrje politike

Bllokohet hotel "Ylli" në Elbasan në pronësi të Aurel Bylykashit, ish-deputetit të PD-së. Rama: Stop informalitetit. Bylykbashi për Dosja.al: S’është hakmarrje politike.
Featured image of article: Bllokohet hoteli në pronësi të ish-deputetit. Rama: Stop informalitetit. Bylykbashi: S’është hakmarrje politike Aurel Bylykashi
Përditësuar:

Elbasan- Në Elbasan është bllokuar bllokuar hoteli që është në pronësi të Aurel Bylykashit, ish-deputetit të PD-së. Lajmi fillimisht është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili  ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet, po ka fshirë emrin e këtij biznesi.  Dosja.al mëson se bëhet fjalë pikërisht për hotelin “Ylli” të  ish-deputetit të PD-së në Llixha të Elbasanit.

Kryeministri shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.” “Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës” thotë Rama në një postim në Facebook.

Për këtë vendim i kontaktuar nga Dosja.al  Bylykbashi bën me dije se hotel “Ylli” është në pronësi të familjes së tij, por ata e kanë dhënë me qera. Ish-deputeti Bylykbashi hedh poshtë zërat se ka të bëjë me një hakmarrje politike. Ai shton se personi që e ka në përdorim i ka mbaruar afati i licensës dhe nuk e ka rinovuar në kohë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se para pak kohesh Bylykbashi u ndalua nga policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd. Më pas Gjykata e la atë të lirë.

J.V/Dosja.al

 

  • 11:50

    LAJM I FUNDIT/ Pasi iu blloku hoteli, flet Bylykashi për Dosja.al: Si qëndron e vërteta

    Aurel Bylykbashi, ish-deputet PD-së

    Pasi u bllokua hoteli në pronësi të tij ka reaguar edhe vetë Aurel Bulykbashi.  I kontaktuar nga Dosja.al  Bylykbashi bën me dije se hotel “Ylli” është në pronësi të familjes së tij, por ata e kanë dhënë me qera.

    Ish-deputeti Bylykbashi hedh poshtë zërat dhe aludimet që janë duke qarkulluar se ka të bëjë me një hakmarrje politike. Ai shton se personi që e ka në përdorim i ka mbaruar afati i licensës dhe nuk e ka rinovuar në kohë.

    Kujtojmë se para pak kohesh Bylykbashi u ndalua nga policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd. Më pas Gjykata e la atë të lirë.

Shto Koment