Aktualitet

Rinas/ Tentuan të nxirrnin 26 300 dollarë ilegalisht, policia ndalon sirianin dhe turkun

Strukturat e antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë bllokuar 26 300 dollarë në Rinas mbrëmjen e sotme dhe ka ndaluar dy shtetas: përkatesisht F. E., me kombësi siriane dhe turkun me inicialet O. A..
Featured image of article: Rinas/ Tentuan të nxirrnin 26 300 dollarë ilegalisht, policia ndalon sirianin dhe turkun Dollaret e sekuestruar

TIRANE- 26 300 dollarë janë bllokuar mbrëmjen e sotme në Rinas. Dosja.al mëson se një shtetas turk dhe një sirian kanë tentuar t’i nxirrnin paratë ilegalisht nga Shqipëria dhe për këtë arsye janë bllokuar. Strukturat e antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë ndaluar gjithashtu edhe dy shtetasit e huaj, përkatësisht: F. E., me kombësi siriane dhe turk me inicialet O. A.

Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tirane-Stamboll, kane kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasit e mësipërm, të cilëve ju gjetën 26.300 dollarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale policisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment