
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 64-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi vendroja pranë një fabrike në Tiranë është përfshirë nga flakët. Policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 16:40, në “Misto Mame”, ku shtetasi me iniciale i cili dyshohet se strehoej aty për fat të keq ka vdekur. Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se në momentin kur ka rënë zjarri i ndjeri ishte në gjumë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(A.k.dosja.al)