Aktualitet

Zjarr tek pazari i komunitetit rom në Shkodër, digjen 4 baraka, banorët: Ku do rrimë tani

FOTO
Zjarri ka rënë mesditën e sotme në Shkodër, pranë pazarit të komunitetit rom, ku jeton edhe një pjesë e madhe e tyre.
Featured image of article: Zjarr tek pazari i komunitetit rom në Shkodër, digjen 4 baraka, banorët: Ku do rrimë tani Pamje nga zjarri

SHKODËR– Katër barake brenda të cilave jetonin anëtarë të komunitetit rom janë shkrumbuar. Zjarri ka rënë mesditën e sotme në Shkodër, pranë pazarit të komunitetit rom, ku jeton edhe një pjesë e madhe e tyre.

Siç shihet edhe në foto, zjarri ka shkrumbuar baraket që shërbenin si banesa për anëtarë të komunitetit rom.

Nga ngjarja në fjalë nuk ka pasur dëme në njerëz, por banirët shprehen se tashmë nuk kanë ku të flenë. “Na dogji zjarri shtëpitë bashkë me mallin që kishim brenda. Ku të flemë tani,”– shprehen ata për mediat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll flakët, por shkaqet nuk dihen ende.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment