Aktualitet

Bie nga lartësia 17-vjeçari palestinez në Selitë, dërgohet në spital

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16;50. 17-vjeçari nga Palestina, me inicialet, M.I., ka rënë nga lartësia dhe është dërguar në spital.
Featured image of article: Bie nga lartësia 17-vjeçari palestinez në Selitë, dërgohet në spital Foto ilustruese

TIRANË– Një djalë i mitur nga Palestina ka rënë nga kartësia e një pallati në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16;50. 17-vjeçari nga Palestina, me inicialet, M.I., ka rënë nga lartësia dhe është dërguar në spital.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë  rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, apo shkaku që e ka bërë të riun të bjerë nga lartësia. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment