Aktualitet

Mbyllet protesta e tretë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, procedohet Xhaferri dhe Budina, AMT: Nesër jemi në Shkodër, firmosni peticionin për rindërtimin e godinës

Ata kërkojnë rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend.
Featured image of article: Mbyllet protesta e tretë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, procedohet Xhaferri dhe Budina, AMT: Nesër jemi në Shkodër, firmosni peticionin për rindërtimin e godinës Pamje nga protesta
Përditësuar:

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhur protestën e tretë pasditen e sotme. Anëtarë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, Aktorë, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në Durrës, për të mbledhur firma për petixionin e krijuar.

Ata kërkojnë rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend.

Tubimi paqësor u bë në mënyrë të papritur dhe mbledhja e saj u lajmërua vetëm pak minuta para nisjes.

Në Durrës, pas përfundmit të tubimit, u proceduan në gjendje të lirë Robertt Budina dhe Ferdinand Xhaferraj, kreu i PD-së në Durrës. AMT-ja në fund, ka bërë me dije se nesër do të mblidhen në Shkodër, për të njëjtin motiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili. 

(k.m;f.m/dosja.al)

  • 20:15

    Aleanca thërret protestë urgjente tek Teatri, Basha kapet në befasi, axhenda si kryedemokrat e pengon të jetë në shesh. Ja ku ndodhet

    Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mban protestën e tretë pas shembjes së godinës disa ditë më parë. Njoftimi për tubimin u bë vetëm 3 orë më parë se njerëzit të mblidheshin në shesh, duke shënuar edhe mungesa të rëndësishme. Një ndër ta është kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka vendosur që të ndjekë axhendën e tij politike duke u shfaqur në “Abc News” për një intervistë.

    Lulzim Basha

    Nuk dihet nëse Basha do t’i bashkohet protestës ashtu siç edhe ka premtuar pas intervistës, apo nëse do të vendosë që sot të ‘bojkotojë’ për shkak të planeve të paracaktuara.

  • 20:04

    Protesta në Durrës, procedohen penalisht regjisori Robert Budina dhe kreu i PD-së

    Edmond Budina

    Policia e Durrësit ka proceduar dhe po heton në gjendje të lirë organizatorët e protestës që u organizua pasditen e sotme në Durrës, pak ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Dosja.al mëson se është proceduar regjisori Robert Budina dhe kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri. Ata akuzohen për “Tubime të paligjshme” dhe për “grumbullim njerëzish në kohën e pandemisë”.

  • 19:23

    Protesta e beftë kap ‘mat’ Policinë/ Efektivët përgatiten në limit të kohës, mobilizohen 100 ‘blu’, bllokohet Pedonalja

    Foto ilustruese

    Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mblidhet pasditen e sotme për të mbajtur protestën e tretë brenda 6 ditëve nga prishja e godinës. Pas njoftimit të beftë, Policia e Shtetit ka marrë menjëherë masa për të siguruar rendin.  Tek zona e pedonales është bllokuar qarkullimi, ndërsa për të ruajtur rendin janë mobilizuar 100 policë nga 6 Komisariate.

  • 18:58

    Protesta për Teatrin në Durrës, Budina: Meta do e shpërndajë Parlamentin, mos kini frikë

    Regjisori Edmond Budina u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin vend. I pranishëm në tubimin sensibilizuar që u mbajt në Durrës, Budina u tha njerëzve që të mos ksihin frikë sepse Presidneti Ilir Meta, sipas tij, do ta shpërndajë parlamentin.

    U vendos diktatura e mafies. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni çbëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament. Tallen me popullin. Dërgojnë në teatrin kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë të përçajnë popullin,”– tha Budina.

  • 17:04

    Njoftuan protestë ‘rrufe’ në Tiranë! Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nis turin në Shqipëri, shkon në Durrës, ja ç’do ndodhë

    Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin për rindërtimin e godinës së re njësoj si ajo e shembur, ndërsa mbështetje kanë edhe nga forumet e Partisë Demokratike.

Shto Koment