Aktualitet

Veliaj heq dorë nga projekti Fusha-Ingels, Bashkia Tiranë hap tenderin 60 milion Lekë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Hapja e këtij tenderi rrëzon projektin e Bjarke Ingels, i cili është financuar nga kompania “Fusha Shpk”, pasi tashmë mund të marrin pjesë në garë dhe kompani të tjera.
Featured image of article: Veliaj heq dorë nga projekti Fusha-Ingels, Bashkia Tiranë hap tenderin 60 milion Lekë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar Shembja e Teatrit Kombëtar dhe Bashkia Tiranë

TIRANË- Bashkia ka hapur një tender me një fond limit prej 60,317,899 lekë nga Buxheti i Shtetit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Sipas informacioneve mësohet se Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për “Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar”. Hapja e këtij tenderi rrëzon projektin e Bjarke Ingels, i cili është financuar nga kompania “Fusha Shpk”, pasi tashmë mund të marrin pjesë në garë dhe kompani të tjera.

Bashkia Tiranë ka përcaktuar 7 ditë kohë për dorëzimin e ofertave nga palët e interesuara. Fituesi i tenderit do të shpallet me 14 korrik dhe burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Por për realizimin e projekit të Teatrit Kombëtar, Bashkia do të marrë dhe 30 milionë Euro kredi, pasi ka dorëzuar dhe dukementet për tu mbështetur nga qeveria.

Shembja e Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj 2020 dhe solli disa protesta të njëpasnjëshme. Artistët e aktivistët, të mbështetur dhe nga opozita kundërshtuar aksionin e Policisë së Shtetit, e cila nxorri me dhunë ata që ishin brenda në godinë dhe shkatërroi brenda pak orëve kompleksin e teatrove. Reagimi qytetarë për shkatërrimin e godinës ishte i madh, por kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se projekti për ndërtimin do të vijojë. Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar takime në disa qytete dhe ka mbledhur firmat e peticionit për rindërtimin e teatri aty ku ishte dhe siç ishte më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Projekti Fusha-Ingels

Bashkia Tiranë që në vitin 2018 i ka servirur qytetarëve një projekt pa garë, i cili ishte kërkuar nga kompania “Fusha Shpk” dhe u zhvillua nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Ky projekt është kundërshtuar nga artistët e aktivistët, të cilët kanë kërkuar tender ndërkombëtar dhe me garë të vërtetë. Në shumë deklarata, Veliaj është shprehur se ky projekt nuk është i bashkisë por i kompanisë ‘Fusha’, e cila ka thënë se mund t’ia falë. Tashmë me hapjen e tenderit projekti i Ingels është rrëzuar dhe kompanitë për 7 ditë mund të dorëzojnë dokumentacionet për marrë pjesë në garë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment