Politike

Basha zbulon “pazarin” e Ramës: Ka dërguar çdo ditë ndërmjetës, ‘ti kryeministër e unë president’

VIDEO
Në fjalën e tij para gazetarëve, kreu i opozitës është shprehur se Rama për një periudhë 3-mujore i ka dërguar ndërmjetës me pazarin "ti kryeministër dhe unë president". 
Featured image of article: Basha zbulon “pazarin” e Ramës: Ka dërguar çdo ditë ndërmjetës, ‘ti kryeministër e unë president’

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka zbuluar sot një marrëveshje të fshehtë që i ka propozuar Rama. 

Në fjalën e tij para gazetarëve, kreu i opozitës është shprehur se Rama për një periudhë 3-mujore i ka dërguar ndërmjetës me pazarin “ti kryeministër dhe unë president”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dua të them një gjë që e kam thënë edhe njëherë, ai për dy muaj me radhë ka dërguar ndërmjetësit çdo ditë për të bërë pazare, “ti kryeministër dhe unë president”, sepse ai do vetëm pushtetin e tij dhe nuk mendon fare për qytetarët. Ai do që të ndalojë koalicionet pasi është me parimin “ti kryeministër dhe unë president””, tha Basha.

Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë konferencës me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment