Politike

Basha tek Trauma: Pashë të plagosurit, gjendja është e rëndë. Do iu japim lekët banorëve kur të vijmë në pushtet, Rama do mbajë përgjegjësi! (VD)

Lulzim Basha vizitoi banorët e plagosur tek Spitali i Traumës. Basha garantoi se Rama e Veliaj do të mbajnë përgjegjësi për dhunën e ushtruar, si edhe sqaroi se e gjitha bëhet për të hequr vëmendjen nga dhuna.

TIRANË- 7 orë pas përplasjeve që shoqëruan nisjen e prishjes së objekteve te Unaza e Re, kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të dilte nga spitali i Traumës, aty ku të plagosurit po marrin ndihmën e parë.  “Pashë të moshuar mbi 70 vjeç të gjakosur, gra të halvanosura nga përdorimi genocidal i gazit lotsjellës. Një pjesë e tyre janë të shtruar dhe një pjesë nuk janë shtruar. Janë plagosur edhe 5 policë. Ky është një bilanc i një goditjeje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre.”,-tha Basha, i cili fajësoi kryeministrin për plagosjen e 12 personave.

Qëllimi sipas tij, ishte i qartë.Qëllimi është një dhe vetëm një të çonte drejt përgjakjes së qytetarëve për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë programuar tek projekti i Unazës së Re.”-u shpreh Basha. 

Ndërkohë që vijoi më tej me akuzat se projekti i Unazës ëshët vjedhje për qytetarët dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se do të mbajnë përgjegjësi. “Qytetarët duhet të dinë se s’është projekt zhvillimi. S’është rrugë e re, është rrugë ekzistuese. Është projekt-vjedhje me kompani fantazmë. Edi Rama është i vendosur t’a çojë deri në fund. Ky është krim kundër jetës së qytetarëve.Dua të dënoj sjelljen kriminale, paralajmëroj secilin, nga Rama tek Veliaj se do të mbajnë përgjegjësi.”-tha ai.

Zëri iu drodh, kur premtoi se dita nuk do të vonojë për të dhënë llogari. “Dita nuk do të vonojë dhe ju japë fjalën kur ata do të përgjigjen brenda ligjit për dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Së dyti, dua t’i bëj thirrje qytetarëve dhe policëve të mos bien pre e skenarit, që të hiqet vëmendja nga vjedhja tek dhuna ndaj banorëve. Jeta është e çmuar dhe do e mbrojmë jetën e banorëve tanë.”theksoi kryetari i PD.

Më tej, Basha përmendi sërish zotimin e demokratëve se kur të vijnë në pushtet, do të dëmshpërblejnë banorët. “Së treti, kemi një zotim politik. Çdo centimetër katrorë i pronës do të kompesohet me ardhjen e PD në pushtet. Asgjë nuk do të humbasë, gjithçka do të kompesohet me vlerën e tregut. S’do t’i gëzoni ato 40 milionë euro. Do jepni përgjegjësi para ligjit.”-tha Basha. 

E teksa e mbylli reagimin e tij për mediat, Basha hodhi poshtë faktin se opozita shkoi krah banorëve kur përplasja kishte përfunduar. Basha tha se opozita ka qenë me banorët që prej momentit të parë. Opozita është në krah të banorëve të Astirit, kemi qenë këtu që në orët e para të mëngjesit. Anëtarë të opozitës janë burgosur dhe opozita ka qenë njësh me qytetarët.”-shpjegoi ai. 

I pyetur nga gazetarët sesi arriti të hynte brenda spitalit, Basha tha: Ishte vështirë të hyje, arrita t’i takoj pas paralajmërimeve se nuk ndalohet kollaj kryetari i opozitës.

Deklarata e Bashës u bë pasi, ditën e sotme IKMT-ja ka zbarkuar në Astir për të shembur banesat e planifikuara. Gjatë aksionit ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, duke sjellë edhe dhjetëra të lënduar. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar 10 persona në polici, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili u la i lirë disa orë më pas.

 (f.g/dosja.al)

Shto Koment