Politike

Basha: Opozita mandaton Bylykbashin dhe Vasilin për Reformën Zgjedhore, të mos vonohemi më, konsesusi jashtë parlamentit! (VD)

Basha tha se Opozita kërkon konsensus, hartim jashtë parlamentit të Reformës dhe miratim brenda tij.
Featured image of article: Basha: Opozita mandaton Bylykbashin dhe Vasilin për Reformën Zgjedhore, të mos vonohemi më, konsesusi jashtë parlamentit! (VD) Lulzim Basha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit që ka patur me aleatët, duke suprizuar të gjithë gazetarët, teksa tha se opozita e bashkuar i ka gati dy emrat e negociatorëve. Basha tha se opozita kërkon konsensus, hartim jashtë parlamentit të Reformës dhe miratim brenda tij.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Prej muajit tetor PD ka instituar në një mekanizëm transparent për të përfunduar reformën zgjedhore. Ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër, sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore, dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen para me reformën zgjedhore, duke i qëndruar të gjitha pikave të parashtruara në tetor, mekanizëm gjithëpërfshirës transparent, pjesëmarrjen e forcave politike, shoqëri civile, miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe komisionit të reformës zgjedhore të çdo propozimi, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare“, u shpreh kryetari i PD-së.

 

Deklarata e Bashës u bë sot, kur pas një takimi supriz me aleatët, kryedemokrati doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashki kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment