Politike

Basha emëron Pirro Ahmetaj si Këshilltar të tij për Sigurinë Kombëtare

Basha e përshkruan Gjeneralin Ahmetaj si një profesionist të mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, dhe sipas tij ka dhënë kontribute për reformimin e ushtrisë shqiptare.
Featured image of article: Basha emëron Pirro Ahmetaj si Këshilltar të tij për Sigurinë Kombëtare Lulzim Basha dhe Pirro Ahmetaj
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar Pirro Ahmetajn si Këshilltar të tij për Sigurinë Kombëtare. Burime nga PD-ja bëjnë me dije për Dosja.al se Ahmetaj ka qenë edhe këshilltar i ish-Presidentit Nishani.

Basha e përshkruan Gjeneralin Ahmetaj si një profesionist të mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, dhe sipas tij ka dhënë kontribute për reformimin e ushtrisë shqiptare.

Pirro Ahmetaj ka pasur poste në funksione të larta. Ai njihet për kontributet e tij në reformën e mbrojtjes dhe ka qenë për gjashtë vite Përfaqësues Ushtarak në NATO.

Ahmetaj ka qenë gjithashtu edhe Zv/Shef i SHPFA.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment