Aktualitet

Banorët e Astirit sulmojnë policët tek Drejtoria e Tiranës, tentojnë të hyjnë brenda godinës (VD)

Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së Forcave Shqiponja dhe ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe LSI, Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari.

TIRANË- Banorët që protestojnë kundër prishjes së objekteve që preken nga projekti i Unazës së Re, kanë marshuar nga Astiri, për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Situata është tensionuar dhe protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të drejtorisë.

Gjatë shtyrjeve me policinë, ata kanë thyer edhe njërën nga dyert e Policisë së Tiranës. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së Forcave Shqiponja dhe ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe LSI, Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari.

Banorët kanë shkuar të protestojnë pas arrestimit nga policia të tri protestuesve. Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu u arrestuan sot nga Policia pas bllokimit të rrugës ditën e djeshme.

Shkak për arrestimin janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin nga 8 tetori hyn në burg.
(F.g/dosja.al)

Shto Koment