Politike

Balla në takim me efektivët, PD akuza PS-së: S’ka më Polici Shteti, po përpiqen ta përdorin për fushatë…shpëtimtari i çunave problematikë dha sot mesazhin e dëshpëruar

Hasa thotë se nga sot Policia e Shtetit nuk ekziston më, dhe se është kthyer në një polici private.
Featured image of article: Balla në takim me efektivët, PD akuza PS-së: S’ka më Polici Shteti, po përpiqen ta përdorin për fushatë…shpëtimtari i çunave problematikë dha sot mesazhin e dëshpëruar Taulant Balla dhe Partia Demokratike

TIRANË- Disa orë pas lajmit të publikuar në Dosja.al, në lidhje me pjesëmarrjen e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në ceremoninë e prezantimit të Shqiponjave në Elbasan, një reagim ka ardhur edhe nga Partia Demokratike. Endri Hasa, në një reagim në rrjetet sociale në emër të PD, thotë se nga sot Policia e Shtetit nuk ekziston më, dhe se është kthyer në një polici private.

REAGIMI I PLOTË:

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.  Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.  Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk I shërben qyterarëve por një partie politike.
• Lajmi I mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.

Reagimi i PD, vjen pas një ngjarje të padëgjuar që ndodhi sot në Elbasan, ku deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur një fjalim para efektivëve, në ceremoninë e prezantimit të Forcave Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë në këtë qark. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, foli për krimin, për politikën dhe kazanin, duke e kthyer në një miting politik, një ceremoni që në asnjë rast nuk ka lidhje me politikën.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment