Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet 27-vjeçari nga Kurbini (Emri)

  • Ky është Bajram Hidri që ra sot në pranga, pjesë e grupit të Kurbinit me në krye biznesmenin Lefter Nelaj
  • 27-vjeçari, rezulton i dënuar me katër vite burg, në qershor të vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”. 
    Featured image of article: I dënuar për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet 27-vjeçari nga Kurbini (Emri)
    Përditësuar:

    KURBIN– Një 27 vjeçar i identifikuar si Bajram Hidri është vënë në oranga ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, Hidri është arrestuar në fshatin Vinjollë, Kurbin pasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018.

    27-vjeçari, rezulton i dënuar me katër vite burg, në qershor të vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.

    Njoftimi zyrtar

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal” Policia e Kurbinit në vijim të punës për zbatimin e planit të masave, për evidentimin e goditjen e palishmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, Policia ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi: Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment