Bota

Ndahet në dysh aeroplani i “Air India” me 191 persona në bord, shkak reshjet e dendura të shiut. Të paktën 16 viktima përfshirë edhe dy pilotët, 123 të plagosur

VIDEO
  • Të lënduar e të mbuluar me gjak/ Pamjet e dhimbshme pas rrëzimit të avionit në Indi
  • Të paktën 16 persona kanë vdekur, përfshirë të dy pilotët, dhe 123 të tjerë janë plagosur si shkak i rrëzimit të avionit  "Air India" që ishte nisur nga Dubai drejt Indisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në pistën e Keralas, në Indi, ku avioni i u nda në dy pjesë.
    Featured image of article: Ndahet në dysh aeroplani i “Air India” me 191 persona në bord, shkak reshjet e dendura të shiut. Të paktën 16 viktima përfshirë edhe dy pilotët, 123 të plagosur Pamjet pas rrezimit te avionit
    Përditësuar:

    INDI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord, mes tyre edhe 10 fëmijë, që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përplasur në një luginë, si shkak i reshjeve të dendura të shiut. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale janë të frikshme, ku shihet avioni i ndarë në dy pjesë, pranë një lugine afër aeroportit Calicut, në Kerala të Indisë.

    Sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë vdekur 16 persona përfshirë edhe dy pilotët, ndërsa raportohet për 123 plagosur, raporton BBC.

     

    “Fluturimi Dubai-Kozhikode Air India (IX-1344) ka rrëshkitur gjatë zbarkimit në aeroportin Karipur rreth orës 7.45 pasdite (ora 02:00 e pasdites).”- ka deklaruar Policia.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sipas mediave lokale, 15 ambulanca kanë arritur në vendngjarje, për të shpëtuar pasagjerët e plagosur dhe ekuipazhin në spitalet më të afërta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-Ministri i Turizmit tha se megjithëse shumë pasagjerë u plagosën, ‘të gjithë pasagjerët u evakuuan’.

    Mësohet se ky fluturim po realizohej nga qeveria për të riatdhesuar indianët e bllokuar jashtë shtetit gjatë krizës së koronavirusit. Ndërsa në vendngjarje janë ekipet e kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në shërbimin e urgjencës në vendin e ngjarjes.

    Burimi: Dailymail 

    A.C/Dosja .al

    Shto Koment