Aktualitet

Amerikani i hekurt e “zbërtheu” dje për Gjirin e Lalzit, çfarë shpjegimesh dha Arjan Ndoja

Njeriu i hekurt që monitoron procesin e vettingut në Shqipëri ka kërkuar shpjegime nga prokurori Ndoja, mbi mënyrën e trajtimit të kësaj dosje penale.
Featured image of article: Amerikani i hekurt e “zbërtheu” dje për Gjirin e Lalzit, çfarë shpjegimesh dha Arjan Ndoja Përfaqësuesi i ONM

TIRANË- Pasditen e sotme prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja iu bë atentat në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që Shqiptarja.com konfirmon zyrtarisht se ditën e djeshme në prokurorinë e Durrësit ka qenë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut Theo Jacobs, ku ka kërkuar të njihet me dosjen hetimore që po heton prokurori Arjan Ndoja lidhur me arrestimin e zyrtarëve të kadastrës në Durrës.

Njeriu i hekurt që monitoron procesin e vettingut në Shqipëri ka kërkuar shpjegime nga prokurori Ndoja, mbi mënyrën e trajtimit të kësaj dosje penale.

Njëherësh Jacobs ka shkuar dhe në gjykatën e Durrësit ku është njohur dhe ka tërhequr vendimet gjyqësore. Tashme dosja e skandalit të pronave në Gjirin e Lalzit që është hetuar nga Ndoja, po monitorohet dhe nga përfaqësuesi i OMN-së, ndërkohë që Ndoja ende nuk ka dalë në vetting. Skandali me pronat në Gjirin e Lalzit u denoncua nga kryeministri Edi Rama që e akuzoi prokurorin Ndoja si të lidhur me bandat.

(Marrë nga Shqiptarja.com)

Shto Koment