Aktualitet

Atentati ndaj Irfan Azizit, lihet në burg në mungesë Talo Çela

Mësohet se masa për Çelën është dhënë në mungesë pasi ky i fundit rezulton se është shpallur në kërkim për një sërë krimesh.
Featured image of article: Atentati ndaj Irfan Azizit, lihet në burg në mungesë Talo Çela Talo Çela

BERAT– Gjykata e Beratit ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ në mungesë për Talo Çelën, i cili akuzohet për atentatin ndaj Irfan Azizit, i cili u ekzekutua me 10 plumba nga tre persona që mbanin veshur unifomra policie. Mësohet se masa për Çelën është dhënë në mungesë pasi ky i fundit rezulton se është shpallur në kërkim për një sërë krimesh.

Për kokën e Çelës Policia e Shtetit ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo person që është në dijeni se ku ndodhet ai apo ka ndonjë informacion të vlefshëm. Dosja për Çelën është në duart e SPAK tashmë. Talo Çela akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia si dhe dy të tjerët, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çela gjithashtu akuzohet se është pjesëmarrës në grabitjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, ngjarje ku mbeti i vrarë protagonisti Admir Murataj.

(f.m/Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment