Aktualitet

Atentati me tritol në Tiranë, shënjestra është vëllai i Tonin Gjinit që u ekzekutua në Rrëshen, ish-efektiv i Gardës

EKSKLUZIVE
Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.
Featured image of article: Atentati me tritol në Tiranë, shënjestra është vëllai i Tonin Gjinit që u ekzekutua në Rrëshen, ish-efektiv i Gardës Armando Gjini
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbuluar ekskluzivisht se shënjestra dhe personi që ka mbetur i gjymtuar në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë, është Preng Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.

Preng Gjini ka qenë edhe efektiv pranë Gardës së Republikës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por kjo vrasje nuk është pa ‘zinxhir’…

Dosja.al mëson se ky atentat ka pasur si motivacion hakmarrjen, hetuesit kishin një pistë shumë të qartë për autorët e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, që u ekzekutua në Mirditë, dhe ajo ishte familja Gjini. Fakti që snajperi që ekzekutoi Reçin, u vendos në apartamentin në pronësi të Armando Gjinit, për hetuesit ka qenë një pistë, se ngjarja lidhet me vrasjen e muajit gusht të vitit të shkuar. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment