Aktualitet

Arrestohet në Londër Vehap Biba, anëtari i bandës së Endrit Dokles do të ekstradohet drejt Italisë

Ai do të ekstradohet drejt Italisë, shtet me të cilin ka llogari të pambyllura. 
Featured image of article: Arrestohet në Londër Vehap Biba, anëtari i bandës së Endrit Dokles do të ekstradohet drejt Italisë Endrit Dokle

MBRETËRI E BASHKUAR– Vehap Biba, 51 vjeç është vënë në pranga në Londër. Top-Channel, shkruan se 51-vjeçari Biba u lokalizua se fshihej në lagjen Feltham, në perëndim të Londrës.

Ai do të ekstradohet drejt Italisë, shtet me të cilin ka llogari të pambyllura. 

Vehap Biba, njihet ndryshe si anëtar i bandës së Ednrit Dokles, numrit dy të banës së Durrësit, i cili vetëm para pak mujash la qelinë e burgut. Në vitin 2011 Biba u dënua nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai kishte zgjedhur Londrën si vend për t;u fshehur, por kërkimet e policisë e vunë në pranga mbrëmjen e sotme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment