Aktualitet

Ekstradohet nga Holanda koka e grupit të Bajrajve, Behar Bajri

  • PROFIL/ Kush është Behar Bajri, mafiozi ‘tërheqës’ që vrau pa mëshirë gruan e tij 15-vjeçare në gjumë me 1 plumb pas shpine
  • Behar Bajri, koka e grupit të Bajrajve ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë. Vrasje, gjobëvenie e kërcënim, janë disa nga akuzat për 39-vjeçarin nga Shkodra.
    Featured image of article: Ekstradohet nga Holanda koka e grupit të Bajrajve, Behar Bajri Safet dhe Behar Bajri

    TIRANË- Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë Behar Bajri, koka e grupit të Bajrajve në Shkodër. Mbi 39-vjeçarin Behar Bajri rëndojnë disa akuza, që prej “vrasjes me dashje”, “trafikut të armëve”, “gjobëvënies” dhe “organizimit të llotarive të palejuara”. Bajri tashmë është në Shqipëri ku do të qëndrojë në burg deri në daljen para gjykatës.

    Njoftimi i plotë:

    Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Partnerët në luftë kundër krimit të organizuar vuri në pranga në Hollandë një prej pjestarëve të grupit kriminal “Bajri”. Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Hollanda 39 vjeçarin nga Shkodra. Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar : B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër.

    Shtetasi B. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

    Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale . Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

    Operacioni për kapjen e Bajrajve në Shkodër

    Policia e Shtetit në mbrëmjen e 22 shtatorit, gjatë një operacion në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë ka vënë në pranga 9 anëtarë të grupit kriminal “Bajri”, ndërsa Behar Bajrin dhe Samet Halluni u arrestuan në Holandë.

    Më konkretisht, në prangat ranë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë; Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë; Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër; Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë; Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

    Mbi të arrestuarit e grupit rëndojnë disa akuza, 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i llotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Këtij grupi i janë sekuestruar gjatë aksionit 3 armë zjarri pistoletë, kanabis sativa, 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal, 3 makina dhe disa telefona.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment