Rajoni

Arrestohet ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, Hungaria nuk e ekstradon

Arrestohet pas 8 muajsh në arrati, ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski. Ish-kryeministri ka dalë sot para gjykatës, ku u vendos për mosekstradimin e tij. Gruevski akuzohet për shpërdorim detyre.
Featured image of article: Arrestohet ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, Hungaria nuk e ekstradon Nikolla Gruevski, ish-kryeminister i Maqedonise

HUNGARI- Është arrestuar pas disa muajsh i shpallur në kërkim, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arrestuar ditën e sotme.

Gruevski ka dalë para gjykatës në Hungari ku është vendosur të mos esktradohet në Maqedoni. Gruevski akuzohet për shpërdorim detyre,

Nikolla Gruevski akuzohet në vendin e tij për shpërdorim detyre, konkretisht për blerje votash dhe përblerjen e një makine tip “Armored Mercedes” me vlerë 600 mijë euro.

Ai u arratis nga Maqedonia më nëntor 2018, dhe e kaloi kufirin me një pasaportë të rreme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Natën e arratisjes ai ka ka hyrë e ka dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria më datë 11 nëntor, për t’u pranuar më pas në ambasadën e Hungarisë. Asokohe Gruevski nuk ishte i shpallur në kërkim.

Urdhri ndaj tij do të jepej vetëm dy ditë më pas, më datë 13 nëntor. Gruevski kërkoi nga Hungaria azil politi dhe kryeministri Viktor Orban ia dha.

(F.g/dosja.al)

  • 12:05

    Gjykata e Budapestit vendos për Gruevskin: Nuk ekstradohet

    Gjykata e Budapestit pas arrestimit të ish-kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të mos e ekstradojë atë. Vendimi është marrë sot nga kjo gjykatë, e cila kishte kërkuar arrestimin e Gruevskit.

    Ish-kryeminsitri u pa me pranga në duar para gjykatës mëngjesin e kësaj të enjte në Hungari, ndërsa përpiqej që t’i mbulonte herë pas here.

    Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në Nëntor të vitit 2018 dhe kërkoi azil politik në Hungari.

  • 11:47

    VIDEO+FOTO/ Me syze të zeza 300 euro, kapele e këmishë të bardhë, si u arrestua Nikolla Gruevski

    Dalin pamjet e shoqërimit pas arrestimit të ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Në video shihet, sesi Gruevski, i veshur me një këmishë të bardhë, syze dielli të zeza dhe kapele dielli, ecën i qetë drejt gjykatës në Budapest, ku do të merret për vendimi për ekstradimin e tij në Maqedoni.

    Syzet e diellit që Gruevski ka vendosur ditën e sotme pas arrestimit, kushtojnë 300 euro, çmim ky i deklaruar nga mediat maqedonas. Shteti maqedonas e kërkon ish-kryeministrin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

  • 11:39

    Intinerari, si u arratis Nikola Gruevski nga Shqipëria drejt Hungarisë

    Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është arrestuar sot në Hungari ku ishte në kërkim të azilit politik.

    Ish-kryeminsitri kishte disa muaj që qëndronte në Hungari, por shumë shpejt për të dot vendosë gjykata e Budapestit nëse ai do të esktradohet dhe të vuajë dënimin apo jo.

    Pamje nga lëvizja e Nikola Gruevskit

    Por si përfundoi në Hungari një ndër njerëzit më të pushteshtëm në Ballkan?

    Nikola Gruevski pas probleme të shumta me ligjin dhe vendin e tij dhe në prag të arrestimit, u arratis. Gjatë largimit të tij ai kaloi në disa vende ballkanike, përfshirë edhe Shqipërinë për t’u arratisur drejt Hungarisë.

    Harta e lëvizjes së Gruevskit

    Itinerari i lëvizjes së Nikola Gruevskit nga Maqedonia deri në Hungari

    Policia shqiptare ka konfirmuar se Gruevski u largua nga vendi në kalimin kufitar nga Hani i Hotit.

    Më pas destinacioni tjetër i Gruevskit ka qenë 11 nëntor, që përmes pikës së Bllatës dyshohet se ka hyrë në Shqipëri, për t’u larguar po më 11 nëntor përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

    Po më 11 nëntor, Gruevski ka hyrë në Serbi në orën 10:16 të darkës përmes pikës kufitare të Dobrakovos.  Në Serbi, ish-kryeministri maqedonas ka hyrë me një makinë me targa 55AO5, në të cilën kanë qenë Casar Josef Zoltan dhe Felegjazi Shaba me pasaporta hungareze.

    Që nga ky moment, Gruevski është bërë i gjallë në datën 13 nëntor, ku siç ka thënë edhe vetë në faqen e tij në Facebook, më 13 nëntor ka kërkuar azil në Hungari, dhe ka marrë statusin e azilantit politik.

Shto Koment