Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
I dënuar me 15 vite për vrasje/ Arrestohet i rrezikshmi i Shijakut, si tentoi t’i shpëtonte policisë me armë me vete (EMR
8 Tetor 2019, 06:45Nga DOSJA
Tiranë- Në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë 40-vjeçari Gentian Balla, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për një vrasje që ka ndodhur më 1997. Sipas policisë 40-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili lëvizte me armë me vete.
Gjatë momentit që Policia ndërhyri për të ndaluar automjetin e tij, 40-vjeçari braktisi mjetin dhe tentoi të largohej me vrap, duke hedhur edhe armën e zjarrit tip pistoletë në tokë.
Gentian Balla është dënuar me 20 vite burg për një vrasje, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, që ai të lirohej me kusht, duke mos vuajtur 5 vitet e fundit të dënimit në qeli.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor “Magnum 2”. Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje. Në pranga 40-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Magnum 2”.
Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.
Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.
Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Tiranë- Tre ditë më parë, zona e Komunës së Parisit u trondit nga aksidenti i portierit të Partizanit, Aldo Teqja.“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediet dhe po...
TIRANË- Në emisionin “Open” në Top Channel, analisti Andi Bushati tha se Albin Kurti si kryeministër kërcënohet nga “sindroma Tsipras”.“Ta nisim nga interv...
GREQI- Është mbajtur sot në Greqi procesi gjyqësor kundër dy personave të dyshuar për përdhunimin e një 19-vjeçareje me aftësi të kufizuara. Dy të a...
Hetime dhe aksione të nisura me bujë për sekuestrimin e pasurive të bandave kriminale përfundojnë si një flluskë sapuni edhe pse dështimi i tyre nuk bëhet asnjë...
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjetet sociale. Sipas Berishës, një oficer policie ka goditur me pistoletë një qyt...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamje nga plagosja e Rudolf Tomës, biznesmenit nga Laçi që u qëllua me armë zjarri më datë 7 shtator të vitit 2017. Në ...
ITALI-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Ferrara të Italisë. Aksidenti ka ndodhur rre...
TIRANË– Shqiptari i rrezikshëm që disa ditë më parë u arratis nga burgu italian është Olsi Shaqlli. Mediat italiane shkruajnë se 45-vjeçari është me...