Aktualitet

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë, organizonte lojëra fati dhe lotari

Ndërkohë mësohet gjtihashtu se janë sekuestruar 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.
Featured image of article: Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë, organizonte lojëra fati dhe lotari Foto ILustruese

TIRANË– Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Mësohet se personi me inicialet F.Z., akuzohet të ketë organizuar lojëra fati të palejuara dhe kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për këto lojëra. 

Ndërkohë mësohet gjtihashtu se janë sekuestruar 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Njoftim i policisë Tiranë

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 4, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin:

– F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e shtetasit F. Z në rrugën “Don Nikoll Marku”, u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment