Aktualitet

Atentati në Astir/ 20-vjeçari u kthye për të marrë hak pasi shënjestra e kritikoi për hashashin, identifikohet dhe shpallet në kërkim, bashkë me të dhe shoku e shoqja që e informuan

  • Spartak Beqaraj tregon si nisi konflikti me autorin, dy javë më parë
  • VIDEO/ Rreth 10 efektivë vrapuan të kapnin autorin e plagosjes në Astir, por dështuan
  • Kush është Aleksandër Mehmetaj që s’i doli inati me Beqarajn
  • Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është përsoni që i zuri pritë Spartak Beqarajt. Ndërkohë, bashkë me Mehmetajn, është shpallur në kërkim një 22-vjeçar me inicialet E.D dhe një vajzë 19 vjeçe me inicialet E.C. këta dy të fundit, akuzohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të Mehmetajt, duke mbajtur nën vëzhgim ‘shënjestrën’.
    Featured image of article: Atentati në Astir/ 20-vjeçari u kthye për të marrë hak pasi shënjestra e kritikoi për hashashin, identifikohet dhe shpallet në kërkim, bashkë me të dhe shoku e shoqja që e informuan Spartak Beqaraj dhe vendi i ngjarjes

    TIRANË– Është zbardhur atentati i ndodhur pasditen e kaluar në Astir. Ende pa kaluar 24 orë nga ngjarja e frikshme që tronditi banorët e zonës, policia ka identifikuar të riun që qëlloi me armë zjarr 45-vjeçarin Spartak Beqaraj dhe e ka shpallur atë në kërkim.

    Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është përsoni që i zuri pritë Spartak Beqarajt. Ndërkohë, bashkë me Mehmetajn, është shpallur në kërkim një 22-vjeçar me inicialet E.D dhe një vajzë 19 vjeçe me inicialet E.C. këta dy të fundit, akuzohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të Mehmetajt, duke mbajtur nën vëzhgim ‘shënjestrën’.

    Aktualisht 45-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ai u plagos pasditen e djeshme, Në momentin që u afrua pranë hyrjes së pallatit të tij nga Mehmetaj.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    E gjithë zanafilla e ngjarjes duket se është një zënkë mes Mehmetajt dhe të plagosurit, rreth dy javë më parë. Vetë Beqaraj, rrëfeu se para dy javësh e kishte pikasur Mehmetajn duke konsumuar hashash dhe i ka tërheuqr vëmendjen.

    Pas kritikave 20-vjeçari ka filluar ta ofendojë Beqarajn dhe ky i fundit i ka vënë duart në fyt të riut. Ngjarja nuk u përshkallëzua më tej pas ndërhyrjes së fqinjëve, por siç duket Mehmetajt s’i ka kaluar lehtë inati. Dy javë më vonë, dje pasdite, 20-vjeçari, pasi e kishte vëzhguar burrin që e kritikoi, u kthye për të marrë hak. Dhe e qëlloi me armë zjarri në këmbë.

    (f.m/dosja.al)

    • 14:17

      VIDEO- pas plagosjes/ Dhjetëra efektivë rrethuan Astirin, kërkonin 20-vjeçarin e rrezikshëm dhe s’e kapnin dot

      Fax News ka siguruar pamjet nga zona e Astirit menjëherë pas të shtënave me armë. Të paktën 10 policë vrapojnë për të shkuar pranë pallatit ku u plagos në këmbë Spartak Beqaraj, 45 vjeçar, por nuk ia dolën të vinin në pranga autorin 20 vjeçar. Aleksandër Mehmetaj ia mbathi menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është ende në kërkim. Ndërkohë, 20-vjeçari ka qenë edhe më herët person në kërkim si i dyshuar për një tjetër ngjarje të ndodhur në Durrës. Njihej si një person shumë problematik dhe fshihej në kryeqytet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se me personin që ka plagosur ka patur probleme që më herët, një konflikt verbal të dy apo tre javëve më parë, ndërsa si shkak kryesor për degradimin e konfliktit kanë qenë pikërisht këto debate të dobëta, ndërsa e ka pritur poshtë pallatit për të shtënë në drejtim të tij pasditen e së dielës. Edhe komshinjë të marrë në pyetje nga grupi hetimor kanë deklaruar se 20-vjeçari është personazh mjaft problematik, ndërsa sipas tyre është edhe konsumues i lëndëve narkotike. Ky shkak, sipas tyre, ka sjell jo pak probleme në zonë. Që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur kërkimi i tij dhe mesa duket policia e ka lokalizuar dhe po bënë përpjekjen për ta kapur.

      Marrë nga Faxweb

    • 12:23

      “E pashë duke pirë drogë”/ Ra pre e një atentati një ditë më parë, Spartak Beqaraj tregon si nisi konflikti me autorin, dy javë më parë

      Spartak Beqaraj, 45-vjeçari që ra pre e një atentati një natë më parë, është shprehur se konflikti me autorin ka nisur para dy javësh. Në një prononcim për FaxNews, Beqaraj është shprehur se para dy javësh, është konfliktuar me të riun, pasi e ka parë duke konsumuar drogë dhe i ka tërhequr vëmendjen. “Ngjarja ka lidhje me një keqkuptim të ndodhur dy javë më parë. Ai po konsumonte drogë dhe unë i tërhoqa vëmendjen. Ai është një veprim i dëmshëm për fëmijët e pallatit. Çështjen e kam lënë në duart e drejtësisë,”- është shprehur Beqaraj.

    Shto Koment