Aktualitet

Arrestohen 9 persona në Tiranë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, dy ishin shpallur në kërkim

Një tjetër person, me inicialet I. Gj. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 36 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, duke e kërcënuar me një mjet lodër (pistoletë çakmak), shitësin M. K., të cilit i ka kërkuar një shumë lekësh.
Featured image of article: Arrestohen 9 persona në Tiranë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, dy ishin shpallur në kërkim

TIRANË– Nëntë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, katër personat me inicialet I. Gj., 19 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, A. Q., 43 vjeçe dhe A. T., 28 vjeçe, janë arrestuar pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Një tjetër person, me inicialet I. Gj. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 36 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, duke e kërcënuar me një mjet lodër (pistoletë çakmak), shitësin M. K., të cilit i ka kërkuar një shumë lekësh.

Një tjetër person me inicialet M. K., është arrestuar pasi në rrugën “Besëlidhja”, në dyqanin e celularëve të shtetasit A. P., ka vjedhur 15 telefona celular të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në pranga janë vënë dhe dy persona të shpallur në kërkim më herët. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë Tiranë: Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Gj., 19 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, A. Q., 43 vjeçe dhe A. T., 28 vjeçe, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se një nga personat që iu kishte sjellë lëndën narkotike ishte shtetasi I. Gj. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 36 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, duke e kërcënuar me një mjet lodër (pistoletë çakmak), shitësin M. K., të cilit i ka kërkuar një shumë lekësh. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale M. K., pasi në rrugën “Besëlidhja”, në dyqanin e celularëve të shtetasit A. P., ka vjedhur 15 telefona celular të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të punës për personat e shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 34 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. L., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment