Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Lezhë, tre prej tyre ishin shpallur në kërkim 

Në pranga është vënë 48-vjeçari A.D., banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”.
Featured image of article: Arrestohen 5 persona në Lezhë, tre prej tyre ishin shpallur në kërkim  Policia e Lezhës
Përditësuar:

LEZHË– Pesë qytetarë janë vënë në pranga në Lezhë pasi këto të fundit akuzohen për vepra të ndryshme. Policia bën me dije se tre prej të arrestuarve ishin të shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë 48-vjeçari A.D., banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”.

Është arrestuar edhe F.H.,22 vjeç,banues në Mamurras, i shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim E.S.,i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh.,dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Gjithashtu, policia në Lezhë ka kapur dhe ndaluar Gj.B.,53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ,për vepren penale “Dhunë në familje”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-K.P.,18 vjeç,banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur në qytet Lezhë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi.

-K.N.,31 vjeç,banues në Kurbin ,pasi është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendjen të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment