LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i kontrollorëve, Sindikata Europiane: Jemi tmerruar nga lajmet në Shqipëri, lironi kolegët tanë

8 Prill 2021, 13:20 Nga DOSJA
Arrestimi i kontrollorëve, Sindikata Europiane: Jemi tmerruar nga lajmet

BRUKSEL– Sindikata Europiane e kontrollorëve ka kërkuar lirimin e kolegëve të tyre të cilët janë vënë në pranga si organizatorët e protestës që mbajti të bllokuar më shumë se 24 orë aeroportin e Rinasit. 

Në reagimin e tyre, ATCEUC shkruan se janë tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria. Ata shtojnë se kontrollorët kanë takuar Presidentin Ilir Meta dhe kanë shprehur frikën e tyre, ndërsa më pas janë vënë në pranga. 

Sipas Unionit në një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE është i papranueshëm që punëtorët thelbësorë, të rëndësishëm për sigurinë mund të pushohen nga puna dhe përfundimisht të arrestohen thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së. Ata shtojnë se kontrollorët nuk janë dëgjuar nga punëdhënësi i tyre.

REAGIMI NGA UNIONI

Vendosni menjëherë lirimin për kolegët tanë! Bruksel, 8 Prill 2021. ATCEUC është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria. Kontrolluesit e Trafikut Ajror të cilët vetëm të enjten e kaluar u takuan me Presidentin për të shprehur frikën dhe shqetësimet në lidhje me trajtimin e tyre në duart e punëdhënësit, Albcontrol janë pushuar dhe pastaj u arrestuan. Në një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE-së është e papranueshme që punëtorët e rëndësishëm për sigurinë, mund të pushohen nga puna dhe përfundimisht të arrestohen thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së ose për transmetimin e shqetësimeve të tyre publikisht kur punëdhënësi i tyre nuk pranoi të dëgjonte ose angazhohej me ta, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë e udhëtarëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar.

Albcontrol ka ulur në mënyrë të njëanshme pagat e punonjësve deri në 70% pa u konsultuar dhe as biseduar me Sindikatat të cilat përfaqësojnë punëtorët. Albcontrol ka refuzuar çdo kërkesë nga Sindikatat për të negociuar një marrëveshje të përgjegjshme dhe kolektive për të zgjidhur këtë krizë, një pozicion i cili ka vendosur punonjësit e saj nën një stres të jashtëzakonshëm në mes të një pandemie globale. Si mundet që Shqipëria ta shohë veten të denjë në të ardhmen si anëtare të BE-së, kur reagimi ndaj punëtorëve që ndjekin të drejtat e tyre themelore, të kujton një të kaluar të errët staliniste që shpresonim të ishte varrosur, duke arrestuar ata që i kundërshtojnë? Kjo është edhe më shqetësuese, kur kontrolluesit NUK veprojnë politikisht por kryejnë detyrat e tyre sipas rregulloreve kombëtare dhe evropiane.

Anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të respektojë, jo vetëm rregulloret europiane, por edhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Shtyllën Evropiane e të Drejtave Sociale. Ajo duhet të lërë pas të gjitha mënyrat e vjetra dhe të përqafojë plotësisht të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjësitë e tyre ndaj sigurisë së aviacionit e bashkësive më të gjera evropiane (si Këshilli i Europës, E.C.A.C.) në të cilën ata janë anëtarë. ATCEUC kërkon që çdo institucion i BE-së i cili ka marrëdhënie në Shqipëri të përdorin ndikimin e tyre për të ndihmuar Shqipërinë që të shohë se arrestimi i qytetarëve të saj të shihet si një shenjë se ajo nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se lirimi dhe rikthimi i tyre është një hap themelor në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.  ATCEUC ka humbur të gjitha kontaktet me kolegët tanë shqiptarë dhe është thellësisht e mërzitur nga ky zhvillim dhe e shqetësuar për mirëqenien e tyre, ne kërkojmë që Autoritetet shqiptare të lirojnë menjëherë kolegët tanë.

Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga bllokimi i Rinasit, situata po normalizohet dhe avioni i parë që mban një ngarkesë vaksinash është ulur. Sot nisin fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër do të mund të jenë funksionale edhe ato komerciale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet atceuc protesta e kontrolloreve ne rinas atceuc protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni