Aktualitet

Arrestimi i 15 biznesmenëve në Tiranë, Policia: Ja skema e mashtrimit, si përfituan miliona euro nga TVSH-ja

Operacioni është zhvilluar dje në mbrëmje dhe ka vijuar gjatë natës, kun ë përfundim të tij 15 bisnesmenët janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë kryer evasion fiscal me skemën e mashtrimit të TVSH-së.
Featured image of article: Arrestimi i 15 biznesmenëve në Tiranë, Policia: Ja skema e mashtrimit, si përfituan miliona euro nga TVSH-ja Skema e mashtrimit

TIRANË- 15 administratorë të kompanive kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas operacioni “Informaliteti”. Operacioni është zhvilluar dje në mbrëmje dhe ka vijuar gjatë natës, ku në përfundim të tij 15 bisnesmenët janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë kryer evasion fiskal me skemën e mashtrimit të TVSH-së.

“Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga 15 administrator të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”, në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, konkretisht u ndaluan shtetasit: Besnik Pelivani, Ilia Dimo, Haxhi Sala, Fatmir Firi, Shkëlqim Prodani, Ardian Bejko, Shpresa Joanidhi, Mhill Ndreca, P. B, Vangjush Mbirce, Astrit Lala, Rabi Kurti, Riza Roshi, V.K. dhe Rrapo Baduni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoj se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor. Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjëra.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Policia e Tiranës gjatë natës ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku kanë rënë në pranga disa biznesmenë. Sipas Policisë, ata ishin përfshirë në një skemë mashtrimi dhe anti-informaliteti me anë të TVSH-së. Bëhet me dije se dëmi i shkaktuar është rreth disa milionë euro.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment