
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kthyer në Gjykatën e Kukësit dosjen e dy prej 19 të arrestuarve për kultivimin e kanabisit në Kukës. Mësohet se në Gjykatën e Kukësit, do të kalojë dosja e Durim Vatës dhe Arben Tucit, i cili është vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.
Trupa gjyqësore me relator Sokol Binaj, pranoi ankimimet e të arrestuarve, duke i nxjerrë dosjet e tyre jashtë juridiksionit të GJKKO. Ndërkohë masa për 17 të arrestuarit e tjerë, është shtyrë për në datën 10 korrik.
Më 18 maj, pas një operacioni anti-kanabis në Kukës dhe Has u vunë në pranga 19 persona. Në mesin e të arrestuarve ishin edhe punonjësit e policisë, Arben Kalaja në Tiranë dhe Ramiz Cena në Kukës, si dhe oficeri i policisë gjyqësore në qytetin verior, Naim Kadiu.
Pas përgjimeve, prokuroria arriti të zbulonte, se grupi drejtohej nga Kreshnik Murataj. Ky i fundit organizonte grupin, ku anëtarët konsultoheshin me të për mbjelljen, tharjen, paketimin dhe transportin e lëndës narkotike.
(g.sh./dosja.al)