Aktualitet

Arrestimet e zyrtarëve të OSHEE, kompania: I kemi dhënë SPAKUT materialet, bashkëpunim maksimal

OSSHE me anë të një deklarate bën të ditur se mbështet çdo dyshim apo pretendim për abuzim dhe shkelje ligjore që mund të jetë bërë nga punonjësit si dhe i ka vënë në dispozicion SPAK të gjitha materialet që kërkohen për të zbardhur hetimin.
Featured image of article: Arrestimet e zyrtarëve të OSHEE, kompania: I kemi dhënë SPAKUT materialet, bashkëpunim maksimal OSSHE

TIRANE– Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka goditur ditën e sotme Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke arrestuar ish-drejtorin i Prokurorimeve, ish-drejtoreshën e Kabinetit ndërsa nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” ka lënë dy anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ndërsa në kërkim është Albana Ferraj, ish-drejtoresha e Kabinetit në OSHEE.

Për këtë skandal ka reaguar OSSHE e cila me anë të një deklarate bën të ditur se mbështet çdo dyshim apo pretendim për abuzim dhe shkelje ligjore që mund të jetë bërë nga punonjësit apo ish-punonjësit e tyre. OSSHE ndër të tjera i ka vënë në dispozicion SPAK të gjitha materialet që kërkohen për të zbardhur hetimin.

Deklaratë e OSHEE

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë. Referuar rastit të publikuar ditën e sotme në media, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur plotësisht këtë rast hetimi.

Dosja e SPAK, e zbardhur nga Dosja.al sqaron qartë, se në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të reja. Sipas SPAK, Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016. Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive me italianët, duke përdorur edhe një kompani shqiptare, për të mbuluar paratë që mori si rryshfet. Me zbulimin nga SPAK, janë lëshuar dhe urdhër arrestet për këta persona, por deri më tani, vetëm për tri, prokuroria ka ekzektuar urdhërat e lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi Ferraj është ende e shpallur në kërkim, ndërsa policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ta gjejnë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment