Aktualitet

Arratiset i dënuari nga burgu i Rrogozhinës, mori leje e s’u kthye më

  • Kush është Fatjon Bushgjokaj, hajduti nga Kamza që bëri “Bonnie&Clyde”
  • Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2017, si kreu i një bande hajdutësh që vepronte në Tiranë.
    Featured image of article: Arratiset i dënuari nga burgu i Rrogozhinës, mori leje e s’u kthye më Fatjon Bushgjokaj, i arratisuri
    Përditësuar:

    KAVAJË– Një i burgosur është arratisur nga Institucioni i Vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arratisuri është Fatjon Bushgjokaj. Ai kishte marrë leje, por nuk u kthye për të vuajtur dënimi.

    Bushgjokës i përfundonte afati i lejes paraditen e sotme në orën 11:00, por ai nuk u kthye më. Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2017, si kreu i një bande hajdutësh që vepronte në Tiranë.

    Edhe më herët, Bushgjokaj,rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar me 6 vite burg për vjedhje me dhunë dhe vetëm disa muaj para arrestimit kishte dalë nga burgu.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment