Aktualitet

Apeli e nxorri nga burgu dhe e dërgoi në shtëpi, përcaktohet data për seancën e radhës ndaj Moisi Habilaj

Moisi Habilaj do të paraqitet në gjykatë për seancën e radhës më 17 qershor.
Featured image of article: Apeli e nxorri nga burgu dhe e dërgoi në shtëpi, përcaktohet data për seancën e radhës ndaj Moisi Habilaj Moisi Habilaj
Përditësuar:

ITALI- Gjykata e Apelit të Catanias ka përcaktuar datën 17 qershor, për seancën e radhës ndaj Moisi Habilajt. Mësohet se gjatë këtyre ditëve prokurori i çështjes do diskutojë motivet e akuzës. Më 28 maj, Gjykata e Apelit në Catania, e nxorri Moisi Habilajn nga burgu, duke e vendosur në “Arrest shtëpie”. Organi i drejtësisë, pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni, për ndryshimin e masës së sigurisë. Në shkallën e parë të gjykimit, Habilaj u dënua me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro. Kushëriri i Saimir Tahirit, ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë që në Shqipëri, ende vijon gjyqi për ish-ministrin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment