Politike

Anuloi zgjedhjet, Meta jep arsyet: U bazova në Kushtetutë, opozita s’është regjistruar në proces

Presidenti Ilir Meta dha sot argumentet e tij pse shtyu zgjedhjet e 30-qershorit. Ai theksoi se vendimin e tij bazoi në Kushtetutë. Meta theksoi se opozita s’është regjistruar në proces dhe se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për t'u ulur në dialog.

Tiranë- Presidenti i Republikës Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme ka deklaruar se vendimi i tij për anulimin e dekretit për zgjedhjet është bazuar në Kushtetutë dhe është sipas ligjit.  Meta theksoi se pa pasur një datë të caktuar nga presidenti për zgjedhjet nuk mund të zhvillohen ato në Republikën e Shqipërisë. Presidenti vuri në dukje se në zgjedhjet e 30-qershorit nuk ishte regjistruar as opozita.

“Do të japë arsyet e shfuqizimit të dekretit. Në zbatim të neni 92 presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe zhvillimin e referendumeve.Sipas Kushtetutës pa pasur një datë të caktuar nga presidenti zgjedhjet nuk mund të zhvillohet në republikën e Shqipërisë.  Data e zgjedhjeve është dekretuar është dekretuar në muajin nëntor kur klima politike ishte normale. Rezultoi se në skadim të afatit pash që një pjesë e partive nuk ishin regjistruar në zgjedhjeve. Ky vendim i opozitës nuk mund të anashkalohej. Shqipëria po kalon një krize kushtetuese. Së fundmi edhe gjykata e lartë ka dalë jashtë funksionit të saj. E gjithë kjo gjendje është shumë shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin demokratik të Shqipërisë.  Si president i Republikës kam bërë të gjitha përpjekjet që të evitojmë ndasitë dhe përplasjet.
Maxhoranca ka shprehur bindjen se do të futet e vetme e në zgjedhje pa marrë asnjë masë për të ulur në dialog. Ekziston rreziku real drejt tensionin real që mund të kenë pasoja të pakthyeshme. Këtë vendim e konsideroj si shumë të rëndësishëm për stabilitetin.

Ilir Meta, presidenti

Në konferencën e sotme presidenti Ilir Meta deklaroi se zgjedhjet e 30-qershorit do të ishin farsë nëse do të zhvilloheshin. Sipas tij mund të kishte edhe përplasje civile më 30-qershor. Meta nuk dha një datë se kur mund  të zhvillohen zgjedhjet. Ai theksoi se mazhoranca nuk bëri  asnjë përpjekje për t’u ulur në dialog.

J.V/A.B/Dosja.al

Shto Koment