Aktualitet

Dy ditë para zgjedhjeve/ Ambasadori i OSBE-së te Krimet e Rënda, zbardhet memorandumi që u nënshkrua

Ambasadori i OSBE-së, Borchardt ka nënshkruar me Krimet e Rënda një marrëveshje bashkëpunimi për punën në Prokurori dhe Policinë Gjyqësore
Featured image of article: Dy ditë para zgjedhjeve/ Ambasadori i OSBE-së te Krimet e Rënda, zbardhet memorandumi që u nënshkrua Ambasadori i OSBE-së dhe Donika Prela

Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Borchardt  mëngjesin sotëm ka pasur një takim me trupën e Prokurorëve të Krimeve të Rënda. Mësohet ambasadori dhe Krimet e Rënda kanë nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për punën në prokurori dhe Policinë Gjyqësore, po pa specifikuar se kjo ka të bëjë me zgjedhjet e së dielës.

Memorandum i nënshkruar mes Donika Prelës dhe ambasadorit të OSBE:

Sot më 28.06.2019 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuesja e këtij institucioni znj. Donika Prela nënshkroi një MEMORANDUM MIRËKUPTIMI me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, OSBE për: “Bashkërendimin, Koordinimin, bashkëpunimin dhe Komunikimin midis Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë në Procedimet Penale”.

Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i bashkërendimit të angazhimit të Palëve në lidhje me termat dhe kushtet për të cilat bien dakord OSBE dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

OSBE sipas kësaj marrëveshjeje do t’i kryejë veprimtaritë e përshkruara në Nenet e memorandumit, në përputhje me rregulloret, rregullat dhe politikat në fuqi të OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë. Në varësi të dispozitave të këtij Memorandumi OSBE synon të kryejë një punë studimore, e cila konsiston në një analizë dhe shqyrtim të plotë të kuadrit ligjor aktualisht në fuqi, që rregullon dhe ndikon në bashkëpunimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë.

Sipas dispozitave të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana e saj do të jetë mbështetëse dhe do të ndihmojë për mundësimin e një procesi të qetë për sa i përket grumbullimit të të dhënave që do të zhvillohet në terren, në formën e pyetësorëve dhe intervistave. Do të mundësojë akses në informacionin e saktë në lidhje me organizimin e personelit brenda institucionit, si numri total i prokurorëve, policisë gjyqësore, gjinia, mosha e tyre, etj.

Do të lehtësojë procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të pyetësorëve brenda institucionit, duke siguruar që ky proces të kuptohet brenda radhëve të prokurorëve dhe policisë gjyqësore. Do të të sigurojë akses në mjediset e saj për personelin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të caktuar për të kryer analizën, si dhe të mundësojë një hapësirë të përshtatshme për ata që të ndërmarrin aktivitetet e tyre.

J.V/Dosja.al

Shto Koment